8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nga 2019, në Shqipëri ka bonus për lindjen e secilit fëmijë

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të shumta nga qytetarët, pas lançimit të nismës së qeverisë për bonusin e bebeve nga 1 janari i 2019-ës. Për çdo të lindur vitin e ardhshëm, qeveria do japë 400 mijë lekë të vjetra. Nëse i linduri është fëmijë i dytë në familje, bonuesi rritet në 800 mijë lekë të vjetra, ndërsa, nëse është fëmijë i tretë, atëherë bonuesi i lindjes është 1 milion e 200 mijë lekë. Po për të lindur binjakë dhe trinjakë? Nga çelja e fushatës së anëtarësimeve të reja në PS, Kryeministri dha këtë sqarim:

“Ka nga ata që pyesin sesa do marrin nëse do lindin binjakë. Ishte njëri që shkruante o vëlla sa lekë do jepni nëse lind binjakë. Atëherë, nëse do kemi binjakë, bonusi do jepet si fëmijë i dytë, pra 800+800. Po për trinjakë? Sepse një zonjë para pak ditësh lindi tre bebe. Ata do llogariten si fëmijë e tretë, pra 1 milionë e 200 mijë lekë për secilën bebe”, tha Edi Rama, Kryeministër.
Tjetër risi e kryeministrit ishte edhe regjistrimi i lindjeve në maternitete dhe jo në zyrat e Gjendjes Civile, për të shmangur burokracitë.

“Që nga 1 janari nënat që do lindin në maternitetet e vendit tonë, jo vetëm do të kenë mbështetje shumë herë më të madhe sesa kanë pasur, por edhe për të regjistuar fëmijët nuk do shkohet më në gjendje civile, por direkt në maternitet, në mënyrë dixhitale që çdo fëmije që lind”, Edi Rama.
Kryeministri premtoi gjithashtu se qeveria do nisë një program financimi për të gjitha maternitetet në vend, për t’i kthyer ato në shtëpi lindje të transformuara dhe me kushte bashkëkohore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit