6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nga 2010 të gjithë premtuan viza, kosovarët vazhdojnë të jenë të izoluar

Më të lexuarat

Të gjithë e patën “gojën plot” liberalizim, premtime gjatë fushatave e zotime për afate të caktuara kohore. Kosova përcolli dy ministra të integrimeve që pothuajse gjatë tërë mandateve të tyre vetëm për liberalizim folën, por sërish, kosovarët – të izoluar.
Në vitin 2010, atëkohë kryeministër, Hashim Thaçi, premtoi se për 18 muaj do të ndodhë liberalizimi i vizave, raporton KTV.

Që nga ajo kohë, aq shumë afate të tjera u caktuan sa irrituan shpeshherë qytetarët, që maltretohen për një vizë me muaj të tërë.

Të njëjtin premtim e bëri edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, i cili tha se pas 3 muajve do të ndodhë liberalizimi.

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se duke marrë për bazë rrethanat aktuale politike nuk mund të ketë as këtë vit liberalizim të vizave.

Profesori, Arben Hajrullahu, thotë se edhe nëse votohet, demarkacioni mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit. Derisa korrupsioni nuk është luftuar në masë të duhur.
Monitoruesit e këtij procesi nga shoqëria civile shprehen se Kosova i ka gjasat e vogla që në afat të shkurtër të arrijë këtë synim.

Muajin e kaluar raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, u bëri thirrje politikanëve kosovarë që të ndërmarrin veprime konkrete në përmbushjen e kritereve dhe t’i lënë anash datat e caktuara.

Kosovarët kanë mbetur qytetarët e vetëm në Evropë që nuk lëvizin pa viza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit