13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Nga 1912 në 2017, historia tragjike e 62 ministrave të Brendshëm të Shqipërisë

Më të lexuarat

8 të vrarë, 8 të pushkatuar, 5 të dënuar më vdekje, 3 të dënuar për gjenocide, 20 të arrestuar

Nga themelimi i shtetit e deri më sot Shqipëria numëron 62 ministra të Brendshëm. Mes tyre 8 të vrarë, 8 të pushkatuar, 5 janë dënuar më vdekje, 3 janë dënuar për gjenocid dhe 1 i arrestuar për krime lufte.

Ndërkohë janë edhe 20 të arrestuar dhe të dënuar për akuza të tjera. Mund të themi me plot gojën se shtetit shqiptar është shoqëruar nga sindromi i ministrit të Brendshëm i cili në përgjithësi emërohet në detyrë si i spikatur, cilësohet i suksesshëm dhe më pas është akuzuar, arrestuar, dënuar dhe vrarë ose pushkatuar.

Saimir Tahiri është i fundit i tyre. Gazetari Roland Qafoku bëri publike dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gjithë listën e ministrave të Brendshëm, kohën e qëndrimit në detyrë por edhe fatin e tyre tragjike.

MINISTRAT E BRENDSHËM TË SHTETIT SHQIPTAR 1912-2017 DHE CILI KA QENË FATI I TYRE

Mufid Libohova, Dhjetor 1912-Korrik 1913-Gusht 1919-Janar 1920-u arrestua.

Esad Pashë Toptani, Korrik 1913-Gusht 1913-Mars 1914-maj 1914, u vra.

Hasan Prishtina, Shtator 1913-Nëntor 1913, u vra.

Fejzi Alizoti, Nëntor 1913-Mars 1914, u pushkatuar në 1945.

Aqif Biçaku, Maj 1914-Shtator1914, iu rrethua shtëpia dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria

Shahin Dino, Tetor 1914-Janar 1916

Mehdi Frashëri, Dhjetor 1918-Gusht 1919-Janar 1921-korrik 1921, u përndoq dhe iu sekuestrua shtëpia dhe të gjitha pronat. Vdiq në Itali.

Ahmet Zogu, Janar 1920-Nëntor 1920-Dhjetor 1921-Mars 1923 u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë nga komunizmi.

Xhaferr Ypi, Nëntor 1920-Janar 1921, u vra gjatë luftës italo-greke.

Sulejman Delvina, Korrik 1921-Tetor 1921, iu ndalua hyrja në Shqipëri. Vdiq në Vlorë i dënuar të mos jetonte në Tiranë.

Bajram Fevziu, Tetor 1921-Dhjetor 1921.

Luigj Gurakuqi, 6 Dhjetor 1921-12 Dhjetor 1921, u vra në Bari të Italisë teksa ishte emigrant politik.

Rauf Fico, 12 Dhjetor 1921-24 Dhjetor 1921-Mars 1930-Shtator 1930

Sejfi Vllamasi, Dhjetor 1923-Mars 1924, u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg.

Shefqet Vërlaci, Mars 1924-Maj 1924, u përndoq, iu sekuestruan të gjitha pronat. Iu internua familja.

Abdurrahman Dibra, Mars 1924-Qershor 1924-Shkurt1927-Maj1928

Rexhep Shala, Qershor 1924-Dhjetor 1924, u përndoq

Kostaq Kota, Shkurt 1925-Prill 1925-Maj 1928-Mars 1930. U rrëmbye në Greqi nga Sigurimi i Shtetit, u burgos në burgun e Burrelit ndërtimin e të cilit e firmosi vetë dhe u vra në atë burg.

Ceno Kryeziu, Prill 1925-Shtator 1925, u vra në atentat në Pragë.

Musa Juka, Shtator 1925-Shkurt 1927-Nëntor 1930-Tetor 1935-Nëntor 1936-Prill 1939, u arratis më 6 prill. U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

Ethem Toto, Tetor 1935-Nëntor 1936, u pushkatua.

Zef Kadarja, 8 Prill 1939-12 Prill 1939, u pushkatua.

Maliq Bushati, Prill 1939-Dhjetor 1941, u pushkatua.

Mustafa Kruja, Dhjetor 1941-Janar 1943.U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

Eqrem Libohova, 18 janar 1943-23 janar 1943, u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

Fiqiri Dine, Janar 1943-Shkurt 1943, Korrik 1944-Gusht 1944, u arrestua, shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

Mark Gjon Markaj, Shkurt 1943-Prill 1943, u vra

Kol Bibë Mirakaj, Maj 1943-Shtator 1943, u arrestua dhe u pushkatua në gjyqin special.

Xhaferr Deva, Nëntor 1943-Qershor 1944, u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

Ibrahim Biçaku, Shtator 1944-Tetor 1944 u arrestua, u dënua me vdekje. Më pas dënimi iu konvertua në burg dhe bëri 20 vjet. Vdiq si pastrues i banjave publike të Elbasanit.

Haxhi Lleshi, Tetor 1944-Mars 1946, u arrestua për gjenocid.

Koçi Xoxe, Mars 1946-Tetor 1948, u pushkatua si armik i popullit dhe i PPSH.

Nesti Kerënxhi, Tetor 1948-Nëntor 1948, u arrestua dhe u dënua.

Mehmet Shehu, Nëntor 1948-Korrik1954, u vetëvra në detyrë e kryeministrit.

Kadri Hazbiu, Korrik 1954-Dhjetor 1979, u pushkatua.

Feçorr Shehu, Prill 1980-Janar 1982, u pushkatua.

Hekuran Isaj, Korrik1982-Shkurt 1989-Korrik 1990-Shkurt 1991, u arrestua dhe u dënua për gjenocid.

Simon Stefani, Shkurt 1989-Korrik 1990, u arrestua dhe u dënua për gjenocid.

Gramoz Ruçi, Shkurt 1991-Maj 1991 u vu nën akuzë për ngjarjet e 2 prill 1991, por nuk iu vërtetua asnjëherë.

Hajredin Shyti, Maj 1991-Qershor 1991, u arrestua dhe dënua për ngjarjen e 2 prillit 1991.

Bajram Yzeiraj, Qershor 1991-Dhjetor 1991

Vladimir Hysi, Dhjetor 1991-Prill 1992

Bashkim Kopliku, Prill 1992-Prill 1993

Agron Musaraj, Prill 1993-Korrik 1996

Halit Shamata, Korrik 1996-Mars 1997, u arrestua në gusht 1998 me akuzën më të rëndë për krime kundër njerëzimit, por pasi disa javësh në qeli u lirua për mungesë provash.

Belul Çelo, Mars 1997-Korrik 1997, u vu nën akuzë

Ali Kazazi, 4 Korrik 1997-25 Korrik 1997

Neritan Ceka, Korrik 1997-Prill 1998

Perikli Teta, Prill 1998-Shtator 1998, u arrestua në sallën e gjyqit.

Petro Koçi, Tetor 1998-Maj 1999

Spartak Poçi, Maj 1999-Nëntor 2000

Ilir Gjoni, Nëntor 2000-Janar 2002

Stefan Çipa, Shkurt 2002-Korrik 2002

Luan Rama, Korrik 2002-tetor 2003

Igli Toska, Dhjetor 2003-Shtator 2005

Sokol Olldashi (shtator 2005-janar 2007)

Bujar Nishani, Mars 2007-Shtator 2009-Prill 2011-Qershor 2012

Lulzim Basha, Shtator 2009-Prill 2011, u vu nën akuzë

Flamur Noka, Korrik 2012-Mars 2013

Saimir Tahiri, Shtator 2013-Mars 2017, prokuroria kërkon arrestimin me akuzën trafik droge.

Fatmir Xhafa, Mars 2017-Maj 2017-Shtator 2017 e në vazhdim.

Dritan Demiraj, Mars 2017-Shtator 2017

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit