20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nexhat Agolli vs Fetah Efendiu – Ngjarje në Shkup pas luftës së dytë botrore

Më të lexuarat

Kush ishte hoxha Feta Efendia?!

Feta Efendi RAUF h. Isaku
(1910-1963)

Ishte krenar, i guximshëm dhe i paluhatshëm në qëndrimet dhe parimet islame. Hfz Sali Efendi Idrisi, imam në xhaminë Kapuçi Hamza në Shkup, rrëfente një ngjarje qe kishte ndodhur pas luftës së Dytë Botërore, atëherë kur në dorë pushtetin e kishin marrë komunistët. Afër xhamisë Jahja Pashë, në sallën e shkollës që gjendej afër xhamisë, paria komuniste kishte ftuar të gjithë hoxhallarët në një tubim. Në ate tubim të pranishëm ishin një numër i madh i personaliteteve të strukturave të ndryshme, në veçanti nga partia komuniste. Tubimi mbahej me rastin e mbylljes së mektebeve dhe medreseve. Fjalimin para të pranishmive e mbajti Nexhat Agolli-komunisti. Nexhati pasi që e mbaroi fjalimin, fjalën e mori Fetah Efendiu dhe mes tjerash tha: “Kur të gjithë të tjerët kanë të drejtë të mësojnë, pse edhe ne të mos kemi të drejtë të mësojmë?”. Në këtë rast të pranishmit në sallë, në shenjë përkrahjë i dhanë një duartrokitje të fortë dhe frenetike, me ç’rast Nexhat Agolli heshti, ndërsa tubimi mbaroi.* (Nga biseda e zhvilluar më 24.08.1998)*

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit