10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

New York Times: “Shkupi 2014”, një marrëzi identiteti

Më të lexuarat

Kjo anije piratësh mbi në lumin Vardar që përshkon Shkupin konsiderohet nga prestigjiozja amerikane “New York Times” si pjesë e marrëzisë së madhe të projektit “Shkupi 2014”.

Një projekt me një vlerë prej 750 milionë dollarësh, nismëtar i të cilit ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që do të përmbyllej atë vit, por në fakt është ende sot i papërfunduar. Madje për këtë projekt, vetë Gruevski po përballet me akuzat për korrupsion.

Në shkrimin e gjatë kritik të publikuar nga e përditshmja amerikane pamja e re që i ka dhënë ky projekt, kryeqytetit të Maqedonisë konsiderohet “false”, një përzierje e neveritjes, zemërimit dhe konfuzionit.

Ndërtesat e epokës komuniste në qendër të Shkupit janë veshur me stilin “Kiç”, që në fakt nuk i takon pasi arkitekturën e ndërtesave e përcakton shoqëria që i ndërton, që sipas Nju Jork Tajms nuk ka lidhje me atë model.

Projekti “Shkupi 2014” konsiderohet si përpjekje e Gruevskit  për të pretenduar trashëgiminë nga Greqia e Lashtë. Përmes kësaj u përpoq të fuqizonte krenarinë kombëtare, në përpjekje për të shtuar elektoratin. Por ky projekt shtoi tensionet me Greqinë, për çështjen e emrit dhe identitetit të Maqedonisë. Grekët pretendojnë se Maqedonia e vërtetë i takon kulturës helenistike, të cilën e trashëgojnë vetëm ata.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit