14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

New York Times: Merrni mësim nga Turqia

Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” bëri të ditur se prej 5 milionë refugjatëve sirianë të arratisur në vendet e ndryshme kushtet më të mira i kanë ata të strehuar në Turqi.

Në artikullin me titull “Një mësim nga Turqia si të silleni me nderë ndaj refugjatëve” të publikuar në rubrikën e opinioneve të gazetës në fjalë shkruhet se pjesa më e madhe e refugjatëve sirianë janë strehuar në Turqi, Liban dhe Jordani dhe në mesin e tyre kushtet më të mira u ofrohen në Turqi.

Në artikullin e gazetares italiane me origjinë palestineze, Rula Xhebrel (Rula Jebreal) theks i veçantë u vë në qytetin Gaziantep të Turqisë.

Gazetarja bën fjalë me lëvdata për punimet që kryetarja e bashkisë së Gaziantepit, Fatma Shahin (Fatma Şahin) bëri për refugjatët sirianë.

Në artikull shkruhet se në Gaziantep janë strehuar 600 mijë sirianë dhe vetëm 40 mijë prej tyre jetojnë në kampe, ndërsa bëhet e ditur se mbrojtja e të drejtave të refugjatëve nga ana e kryetares Shahin është bërë pjesë e politikave të saj për refugjatët.

“Qyteti është bërë shembull global i mikpritjes së viktimave të luftës”, theksohet në artikullin e gazetës “The New York Times”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit