20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nesër kujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, bllokohen tri rrugë në Prishtinë

Më të lexuarat

Nesër tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar kështu ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Aty do të realizohen tri përformanca artistike dhe sensibilizuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe Policia.

Sipas njoftimit, përformancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel ‘Sirius’, në vendkalim të këmbësoreve dhe Rrugën ‘Luan Haradinaj’, para New Born, në vendkalim të këmbësoreve.

I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor “Impact”.

“Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit