Nëse nuk e keni ditur, kështu ndikon kafeina në trupin tuaj

0
49

A fillon dita juaj me një filxhan kafe?

Nëse po, nuk jeni të vetëm. Është vlerësuar se 85% e të rriturve më SHBA e konsumojnë përmes kafesë, kafeinën, e që është nxitësi kryesor i sistemit nervor qendror në botë, njofton Klan Kosova.

Por edhe shumë prej njerëzve kafeinën e marrin përmes çokollatës, çajit, sodës apo edhe ilaçeve kundër dhimbjeve.

Kafeina ju bën të ndiheni më të vëmendshëm mendërisht.Por kjo gjithashtu mund të prishë gjumin tuaj ose t’iu bëjë nervoz, veçanërisht nëse jeni i ndjeshëm ndaj tij ose konsumoni shumë.

“Është e qartë se disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj efekteve fiziologjike të kafeinës sesa disa të tjerë dhe për ata do të ishte mirë nëse konsumojnë pak kafeinë”, thotë Robin Poole një studiues në Universitetin e Southampton, i cili ka studiuar efektet shëndetësore të kafesë.

Vlen të përmendet, thotë profesori, Connie Weaver, që mungojnë studimet për përfitimet e kafesë dhe kafeinës.

Në fakt, hulumtimet e fundit nga Universiteti i Kalifornisë thonë se konsumi i rregullt i kafesë ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës, kancerit, sulmit, diabetit si dhe sëmundjeve të frymëmarrjes dhe veshkave.