21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nëse mishi shkakton kancer atëherë çfarë të hamë

Më të lexuarat

Mishi i përpunuar, siç janë salsiçet dhe proshutat shkaktojnë kancerin, kurse mishi i kuq i papërpunuar mund të jetë kancerogjene është thënë dje në një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kurse edhe më parë disa studime kishin treguar se djathi dhe sheqeri mund të jenë po aq të rrezikshme sa droga.

Pra, çfarë mund të hani në mënyrë që të jeni të shëndetshëm?

Mjekët thonë se është e lehtë: Ushqeheni më tepër si grekët. Dieta mesdhetare- që përmban perime, arra, fruta dhe mish e qumësht të kufizuar, është mënyra më e mirë që të keni një shëndet më të mirë, shkruan CNN.

Studim pas studimi është mësuar se çelësi që të keni një jetë më të gjatë dhe që ju largon nga rreziku i kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Madje, kjo dietë ju mban trurin më të ri dhe më të shëndetshëm, transmeton Koha.net.

Përveç që do të ndiheni më mirë dhe mund të keni një jetë më të gjatë përmes kësaj diete që favorizon perimet dhe frutat, gjithashtu do t’iu ndihmojë të keni një peshë të shëndetshme dhe linjë më të mirë të trupit, që është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, vet-respektin dhe mirëqenien tuaj mendore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit