9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Nëse Jezusi do të vinte këtë vit, Betlehemi do të ishte i mbyllur”

Më të lexuarat

Nga Mehdi Hasan

Kjo është periudha e Krishtlindjeve. Por këtu duhet të marrin në konsideratë një pyetje: A do të kishin qënë në gjendje Maria dhe Jozefi të arrinin në Betlehem nëse do të bënin të njëjtin udhëtim sot? Si do të arrinte ai zdrugthtar dhe gruaja e tij shtatzanë t’i binin rreth e përqark rrjetit të vendbanimeve izraelite, postoblloqeve dhe zonave ushtarake të mbyllura në Bregun Perëndimor të pushtuar? A do t’i duhej Marisë të përjetonte lodhjen apo lindjen në një pikë kontrolli, siç ka bërë një në dhjetë gra palestineze ndërmjet vitit 2000 dhe 2007 (gjë e cila ka rezultuar në vdekjen e të paktën 35 fëmijëve të sapolindur, sipas Lancet-it)?

“Nëse Jezusi do të vinte këtë vit, Betlehemi do të ishte i mbyllur,” deklaroi në dhjetor të vitit 2011 At Ibrahim Shomali, një prift katolik nga qyteti i Beit Jala-së. “Marisë dhe Jozefit do t’u duhej leje nga Izraeli – ose do t’u duhej të ishin turistë.”

Banksy-cartolina-di-NatalePas tre vjetësh, asgjë nuk ka ndryshuar. Betlehemi sot është i rrethuan nga tre anë me murin izraelit tetë metra të gjatë, duke e shkëputur Jeruzalemin vetëm 9,6 kilometra në veri; qyteti gjithashtu është i rrethuar nga 22 vendbanime izraelite të paligjshme, përfshirë Nokdimin – shtëpia e ministrit të jashtëm, aspak të drejtë, Avigdor Lieberman (i vetmi ministër i jashtëm në botë që nuk jeton brenda kufinjve të shtetit të vet).

Vendlindjes biblike të Jezusit i janë shkëputur copa të mëdha toke dhe është kolonizuar. Ekonomia e saj, e varur nga turizmi, është goditur rëndë: qyteti ka një nga nivelet më të larta të papunësisë (25%) dhe varfërisë (22%) në Bregun Perëndimor. Si pasojë, të krishterët vazhdojnë të largohen nga vendet e shenjta të Krishtërimit – raporti i popullsisë së krishterë në Betlehem ka rënë në dekadat e fundit, nga 95%, në më pak se një të tretat. Gjithsej, në vitin 1948, të krishterët në Palestinë përbënin afërsisht 18% të popullsisë arabe; sot ata përbëjnë më pak se 2% të popullsisë palestineze në territoret e pushtuara.

Këtu lind një pyetje tjetër që duhet ta marrin në konsideratë: pse gjendja e të krishterëve të përsekutuar në Lindjen e Mesme, apo vende si Sudani, ka tërhequr vëmendjen dhe zemërimin e politikanëve në Perëndim, ndërsa të krishterët në Palestinë nuk i shikon njeri me sy? Nuk ekziston asnjë mocion, rezolutë apo peticion i paraqitur për ta; asnjë solidarizim me ta. A mos vallë është për shkak se përsekutuesit e tyre nuk janë arabë apo muslimanë: por është shteti i Izraelit?

Qeveria izraelite, në mënyrë të leverdisshme, fajëson për pakësimin e popullsisë së krishterë palestineze mungesen e tolerancës nga grupet militante muslimane si Hamasi dhe Xhihadi Islamik. Por problemi për izraelitët është se eksodi i të krishterëve daton përpara ekzistencës së Hamasit. Krijimi i Izraelit në vitin 1948 shënoi dëbimin e më shumë se 50 mijë të krishterëve nga shtëpitë e tyre – pa përmendur faktin se palestinezët e krishterë, me të drejtë, e kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur miratimin e narrativës së pasinqertë të pushtuesve. Një sondazh i vitit 2006 nga grupi Open Bethlehem, zbuloi se 78% e banorëve të krishterë në qytete veçuan “agresionin dhe pushtimin izraelit” si “arsyen kryesore të emigrimit,” ndërsa një pakicë e vogël prej 3% fajësonte “ngriten e lëvizjeve islamike”.

“Përça dhe sundo” është emri i lojës (izraelite); e cila po përpiqet të kthejë palestinezët e krishterë kundër palestinezëve muslimanë, duke fajësuar këta të fundit për përsekutimin dhe emigrimin e të parëve; duke u përpjekur madje edhe të ripërkufizojë kuptimin e të qënit palestinez i krishterë. Në muajin shkurt, Knesset-i [parlamenti izraelit] miratoi një ligj që njihte palestinezët e krishterë në Izrael si minoritet i veçantë nga palestinezët muslimanë. Yariv Levin, një politikan i partisë Likud, i cili sponsorizoi ligjin, tha se “kjo do të na lidh me të krishterët dhe jam shumë i kujdesshëm që të mos i referohem atyre si arabë, sepse ata nuk janë arabë.”

Megjithatë, arabët e krishterë, e në mënyrë specifike palestinezët e krishterë, kanë qënë gjithmonë në vijën e frontit në përpjekjet për t’i rezistuar ekspansionizmit izraelit: që nga politikanë si Hanan Ashrawi, te diplomatë si Afif Safieh, i cili ka shërbyer si i dërguar i PLO-së (Organizatës për Çlirimin e Palestinës) në Londër, Uashington dhe Moskë; e që nga akademiku në New York Eduard Said, te lideri ushtarak George Habash, i cili themeloi Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës. Kryebashkiakja e tanishme e Betlehemit është Vera Baboun, një palestineze e krishterë e cila ka shkruar “Dëshpërimi i dekadave të të jetuarin nën pushtimin e huaj”. Amabasadori palestinez në Mbretërinë e Bashkuar është i krishterë gjithashtu. “Ne si të krishterë jemi pjesë e shoqërisë [palestineze],” më tha Hassassian, duke shtuar: “Dua t’i festoj Krishtlindjet në një vend të lirë.”

Liderë palestinezë – katolikë, anglikanë, luteranë, greko-ortodoksë – u mblodhën sebashku në vitin 2009 për të deklaruar se pushtimi është “një mëkat kundër Zotit” dhe urdhëruan bojkotimin e Izraelit. Çfarë kontrasti me liderët evangjelistë amerikanë, të cilët me paturpësi u rënditën përkrah qeverisë izraelite të krahut të djathtë dhe kolonëve hebrenjë, duke pritur për Armagedonin.

Palestinezët e krishterë e bëjnë më të ndërlikuar narrativen thjeshtëzuese; “Muslimanët kundër Hebrenjve”; ata janë një përkujtues i mirë se koflikti në Tokën e Shenjtë nuk ka të bëjë aspak me teologjinë, por ka të bëjë shumë me lirinë dhe vetvendosjen. Çfarëdo pikëpamje të keni për Jezusin apo Muhamedin, nëse jeni një banor palestinez në Bregun Perëndimor, ju jeni një viktimë e pushtimit ushtarak më të gjatë në botë.

“[Në këtë rast] nuk ka asnjë dallim mes të krishterëve dhe muslimanëve,” vëren një përsonazh në Saraya, “Vajza e Ogresë”, një roman nga shkrimtari i krishterë palestinez Emile Habibi. “Ne të gjithë jemi palestinezë në këtë belanë tonë.”

Autori është gazetar politik nga Angliad dhe autor. Momentalisht punon për rrjetin televiziv Al-Jazeera dhe drejton dy programe politike:  UpFront dhe Head to Head.

Përktheu dhe përshtati në shqip: Enes Neza

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit