11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nëse dëshiron të fluturosh me skifterët, mos humb kohën me pulat

Më të lexuarat

Është shumë bukur kur njeriu fluturon lart me arritjet dhe ambiciet e tij. A e keni parë sa madhështor ngjan skifteri teksa fluturon lart në qiell? Ai nuk ka asgjë të përbashkët me pulën e cila gjatë gjithë kohës tund kokën përtokë duke u rrekur të nxjerrë diçka sado të vogël.

Me këtë rast, më vjen ndërmend një histori e bukur dhe me domethënie. Thuhet se një person i dhuroi mbretit një specie të rrallë skifteri, gjë e cila e mrekulloi dhe e gëzoi pa masë mbretin. Ai iu drejtua vezirit të tij me sytë që i shkëlqenin dhe e pyeti se çfarë mendimi kishte për dhuratën që i ishte bërë. Veziri ia ktheu:”Qenka rritur me pulat.”

Mbreti mbeti i befasuar nga fjalët e vezirit të tij. Për ta vërtetuar fjalën e vezirit, ai kërkoi që skifteri të lihej i lirë dhe ashtu ndodhi. Të gjithë u çuditën kur ai filloi të gërmojë tokën me këmbët dhe çukitur me sqepin, njëlloj siç bëjnë pulat. Vetë veziri e dalloi diçka të tillë, nga mënyra si shihte skifteri përtokë. Ai nuk ishte si gjithë skifterët e tjerë të cilët preferojnë lartësitë e qiellit.

Mësimi që nxjerrim nga ky tregim, është se ne ndikohemi nga personat që na rrethojnë, negativisht dhe pozitivisht. Thotë profeti Muhamed a.s:”Njeriu ndjek fenë e mikut të tij.”

Ndërsa arabët thonë:”Kush jeton me një popull për dyzet ditë, konsiderohet prej tyre.” Ose tjetra:”Më thuaj me kë rri, të them se kush je.”

Kur flasim për shoqërinë dhe miqësinë, secili prej nesh dëshiron të shoqërohet me njerëzit më të mirë, duke evituar të këqijtë. Përpiqu të qëndrosh sa më larg miqve dembelë, pesimistë, të plogësht dhe negativë. Gjithmonë njerëzit pozitivë do të lënë gjurmë pozitive në personalitetin tonë. Prandaj, nëse dëshiron tu jesh skifter, shoqërohu me skifterët!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit