10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nëse biznesi juaj ka dështuar, është i gjithi faji juaj!

Më të lexuarat

Nëse ankoheni se biznesi juaj nuk po shkon mirë, se rivaliteti është i egër, se ekonomia është dobët, se politika është e poshtër etj, të gjitha këto janë JUSTIFIKIME.

Vetëm po ankoheni dhe po kërkoni justifikime.

Por ka një zgjidhje! Me lini t’ju jap një ndihmë!

Është shumë e thjeshtë! Nëse biznesi juaj ka dështuar, është sepse ju si biznesmen apo sipërmarrës keni dështuar!

Çdo biznes është reflektimi i pronarit. Le t’ju bëj një pyetje: a ka biznese të tjera në fushën tuaj, që po ecin shkëlqyeshëm dhe po rriten dita ditës?

Sigurisht që po!!! Biznesi i tyre po përjeton një BUM. Ndërkohë ata po tregtojnë të njëjtat produkte apo shërbime si tuajat!

Në këtë rast, kjo do të thotë se ka diçka që ju nuk dini ta bëni dhe të tjerët dinë ta bëjnë.

Dhe derisa ju të kuptoni se jeni Ju problemi, se ju jeni shkaku i dështimit, nuk do të mund ta zgjidhni problemin. Suksesi do të vijë atëherë, kur të merrni 100% përgjegjësi për biznesin tuaj dhe kur të uleni e të filloni të shkruani të gjitha mundësitë që mund të shfrytëzoni për të patur sukses.

Është e sigurt që nëse keni dështuar, është sepse ju nuk jeni ulur asnjëherë të merrni një laps dhe të filloni të shkruani të paktën 10 gjëra që duhet të bëni, të cilat mund t’ju sjellin suksesin.

Ndaloni së shari qeverinë, politikanët, gjyqtarët, prokurorët (ose mund t’i shani pak), fatin e keq, familjen, punëdhënësit apo punëtorët, ekonominë, motin etj!

Merrni tani në dorë fatin tuaj!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit