Nënkryetari i Parlamenti tallet me ngjarjet e Gostivarit dhe Rufi Osmanin

0
60

-Nënkryetari  i Parlamentit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski  vlerson se  arrestimi i ish kryetarit të Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani  nga ana e policisë maqedonase në vitin 1997 dhe ngjarjet e Gostivarit është skenar i partisë maqedonase LSDM

Milloshovski në një status në Facebook  duke analizuar sukseset e  dy partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM-së shkruan se partia e Gruevskit ka realizuar projektet për tërheqjen e investimeve të huaja, libra pa pagesë, subvencioneve ndaj bujqve, autostrada Shkup-Shtip, Kërçovë-Ohër, udhëtim pa viza në Bashkimin Evropian, aparate moderne për spitalet e Maqedonisë shkruan Zhurnal.
Nga ana tjetër Milloshovski shkruan se sukseset e LSDM-së ishin afera të ndryshme, por edhe burgimi i ish kryetarit të Gostivarit, Rufi Osmani.
Milloshovski në vitin 1997 ishte i pari në protesta kundër hapjes së Akademisë Pedagogjike në Shkup dhe kërkonte dhoma gazi për shqiptarët e Maqedonisë.
Ai po e akuzon LSDM-në, ndërsa të njëjtën vepër e ka bërë kundër shqiptarëve.