6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nënë Tereza, “shenjtorja” e rrëmbyer

Më të lexuarat

Nënë Tereza, “shenjtorja” e rrëmbyer

Është fatkeqësi kur sheh politikanë kriminelë, të korruptuar, matrapaze e pa parime që përpiqen ta shfrytëzojnë imazhin e një figure që në sytë e njerëzve ka simbolizuar dëlirësinë, përvuajtjen, shërbimin ndaj nevojtarit dhe lartësimin e shpirtit në emër të besimit katolik. Pra të kundërtën e asaj që përfaqësojnë këta politikanë.

Ndiej njëfarë neverie kur shoh se si është rrëmbyer imazhi i një katolike të përvuajtur , e cila nuk njihte kombësi, dhe është shndërruar në simbolin kombëtar të një populli me shumicë muslimane.

Njëkohësisht, nuk mund ta fsheh së ndiej edhe pak zemërim kur shoh se këta kriminele që na drejtojnë na kërkojnë të krenohemi me diçka që nuk na perket, me diçka për të cilën ne nuk kemi asnjë meritë.

Nënë Tereza e kishte vënë veten në shërbim të besimit të saj, në shërbim të Jezu Krishtit, e jo në shërbim të nacionalizmave false.

Nënë Tereza nuk është e jona në asgjë. Nuk na perket ne. Ajo i perkiste Krishtit, jo shqiptarëve. Atij i kushtoi jetën, e për të dha frymën e fundit.

Prandaj, nëse doni që edhe ne të krenohemi dhe ta pranojmë si “shenjtore” katolike, ndoshta më parë duhet të na konvertoni në të krishterë. Në fakt, ju që ia keni shitur shpirtin djallit, keni mbi dy dekada që mundoheni të na konvertoni. Por jo, faleminderit, ne nuk kemi nevojë për asnjë shenjtore: ne kemi fenë tonë, e ata kanë fenë e tyre.

Prandaj le të mbetet kështu, për hir të asaj harmonie fetare për të cilën aq shumë mburreni përpara botës.

Enes Neza

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit