Nën defilim të maskave, fillon festivali i Vevçanit, a do të fyhet Islami prap?

0
200

Ky karneval simbolizon dy botë paralele, atë pagane dhe botën e krishtere. Element i patjetërsueshëm është prania e dhëndërit dhe nuses si simbol i pjellshmërisë dhe shtimit të familjes, djajtë të cilët janë mishërim i së keqes, dy Augustët budallenj të cilët i mbrojnë nga e keqja. Me këtë ngjarje shënohet festa krishtere e Shën Vasilit të madh, ose ardhja e vitit të ri sipas kalendarit të vjetër julian.

Sot pas dite do të nisë karnevali i Vevçanit në Maqedoni. Tradicionalisht, karnevali që konsiderohte 15 shekuj i vjetër, fillon me parakalimin e njerëzve të maskuar. Me djegien e maskave në karneval njerëzit çlirohen nga e keqja dhe se viti vijues do të jetë më i mirë dhe me më shumë të ardhura. Një nga artistët që do t’i argëtoj të pranishmit është edhe Esma Rexhepova.   Ndryshe, OJQ ‘Anima Mundi’, ka kritikuar këtë festival dhe ka kërkuar që të mos keqtrajtohen kafshët që janë pjesë e maskave të këtij karnevali.

Përndryshe viteve të kaluar në këtë karneval qe fyer Feja ISLAME!