15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nedelkovic: Të bashkuar në luftë për veriun e Kosovës

Më të lexuarat

I ashtuquajtur kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedeljkovic, ka deklaruar se serbët mbajnë qëndrimin se nuk duan të integrohen në institucionet kosovare. Sipas tij, të vetmet institucione që garantojnë stabilitet dhe qetësi për serbët dhe joshqiptarët janë institucionet e Serbisë.
“Për serbët është e papranueshme që të heqin dorë nga identiteti i tyre. Ne nuk mund të jemi kosovarë, nuk mund t’i pranojmë plan-programet arsimore të Kosovës, nuk mund të pranojmë kulturë tjetër dhe qëllimi i ynë i vetëm është që të qëndrojmë në këto hapësira nën sovranitetin e plotë të Serbisë dhe kjo është e drejtë e jonë”, ka deklaruar Nedelkovic, transmeton “Zëri”.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare ka pranuar realitetin që shqiptarët nuk duan të jetojnë në përbërje të Serbisë, atëherë duhet ta pranojnë edhe realitetin tjetër, që serbët nuk duan të jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Nedelkovic përkujtoi se vitin e kaluar shteti i Serbisë ka dhënë kontribut në ruajtjen e stabilitetit, siç tha ai, në këto hapësira, por që serbët nuk janë pajtuar gjithherë me veprimet dhe masat që Beogradi zyrtar i kishte marrë.

“Ne besojmë se qeveria e re do të jetë më e shquar në raport me Kosovën, sesa e kaluara. Qytetarët ma kanë dhënë besimin në zgjedhjet e kaluara dhe unë duhet të jem me popullin, ta ndaj fatin me ta dhe që bashkë edhe me kryetarët e katër komunave veriore kemi ndërtuar një trupë kompakte, ndonëse jemi të partive të ndryshme dhe asnjëherë nuk kemi pasur qëndrime të ndryshme”, ka pohuar ai, i cili unitetin e serbëve në luftë për veriun e Kosovës e sheh edhe te barrikadat që janë ruajtur nga vetë populli. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit