7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Në vitin 2016 në SHBA kanë hyrë më shumë refugjatë të krishterë

Më të lexuarat

Qendra për hulumtime Pew duke iu referuar të dhënave të Qendrës për refugjatët të Departamentit Amerikan të Shtetit, njoftoi se 61 për qind të refugjatëve që kanë hyrë në vitin 2016 në SHBA, përbëhen nga të krishterë

WASHINGTON (AA) – Në vitin 2016 në SHBA më shumë kanë hyrë refugjatë të cilët janë të krishterë, që është në kundërshtim me vendimin e administratës amerikane për ndalesë të hyrjes së shtetasve të shtatë vendeve me shumicë të popullsisë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra për hulumtime Pew duke iu referuar të dhënave të Qendrës për refugjatët të Departamentit Amerikan të Shtetit, njoftoi se 61 për qind të refugjatëve që kanë hyrë në vitin 2016 në SHBA, përbëhen nga të krishterë.

Në vendin e dytë gjenden muslimanët, të cilët përbëhen nga 22 për qind, ndërsa vijojnë pjesëtarët hindu me nëntë për qind, dhe pakicat të tjera fetare me gjashtë për qind.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore disa herë përsëriti se refugjatët muslimanë “paraqesin rrezik për sigurinë e vendit” dhe gjatë pranimit në SHBA përparësi do të kenë të krishterët.

Raporti i Pew tregon se thuajse të gjithë 85.000 refugjatë të cilët SHBA-të i pranuan në vitin 2016 vijnë nga dhjetë vende. Më së shumti, madje 19 për qind, vijnë nga Republika Demokratike e Kongos, nga 15 për qind nga Siria, Mianmari dhe Iraku, 11 për qind nga Somalia, shtatë për qind nga Butani, katër për qind nga Irani, nga tre për qind nga Afganistani dhe Ukraina dhe dy për qind nga Eritrea. Ndalesa e Trumpit ka të bëjë me shtetasit e Irakut, Sirisë, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit