10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në Tiranë mbahet Kongresi II Ndërkombëtar i Studimeve Otomane

Më të lexuarat

Kongresi u organizuar në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, me mirëpritjen e Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunimin e Institucionit të Historisë Turke

-Në Tiranë mbahet Kongresi II Ndërkombëtar i Studimeve Otomane

Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Studimeve Osmane, i pari i të cilit është organizuar më datë 14 -17 tetor 2015, në Sakarya, për këtë vit kongresi vijues u organizuar në datat 17 – 20 tetor 2018, në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, me mirëpritjen e Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunimin e Institucionit të Historisë Turke (TTK).

Në këtë aktivitet të organizuar nga Shoqëria Historike Turke, agjencia TIKA dhe instituti turk “Yunus Emre” morën pjesë 120 akademikë nga e gjithë bota.

Kongresi shqyrtoi përvojën historike otomane, duke nënvizuar paqen si element përçues të sundimit dhe modelit Osman.

Një prej historianëve të cituar, Arif Bilgin, është shprehur se në 100 vitet që pasuan rënien e Perandorisë Osmane, në rajonet e dikurshme të saj pasuan luftëra dhe tensione të pandërprera.

Përvoja otomane tregoi sesi paqja mund të dominojë në këtë rajon

Po kështu edhe presidentit i Shoqërisë Historike Turke, Refik Turanka folur për lidhjet e thella turko-ballkanike, që duhet sipas tij të jenë një udhëzues për të ardhmen.

Nga ana tjetër, kryetari i Institutit të Historisë Turke, Prof. dr. Refik Turan ka  zhvilluar një vizitë në  institutin “Yunus Emre” në Tiranë, ku është pritur nga drejtori Omer Osman Demirbash.

Në fund të vizitës së tij, Prof.Turan la një shënim në fletoren e nderit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit