10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në sulmet terroriste në Sri Lankë humbën jetën 45 fëmijë

Më të lexuarat

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 45 fëmijë nga të cilët pesë me shtetësi të huaj janë vrarë në sulmet terroriste ditën e Pashkëve në Sri Lankë.

Zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac, në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka vënë në dukje se janë thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga sulmet e tmerrshme terroriste të ndërmarra ndaj hoteleve dhe kishave dhe të cilat vendosën në objektiv të drejtpërdrejtë familjet dhe fëmijët ditën e diel në Sri Lankë.

Boulierac, ka njoftuar se në kishën Shën Sebastian në Katana kanë humbur jetën 27 fëmijë dhe janë plagosur 10 të tjerë, ndërsa në sulmin në Batticaloa janë vrarë 10 fëmijë dhe 15 fëmijë të moshë 7-16 vjeç janë dërguar nëpër spitale për trajtime.

Ai ka ndarë informacionin se në sulmet e ndodhura në vend kanë humbur jetën edhe pesë fëmijë me shtetësi të huaj, gjë e cila e rrit në total 45 numrin e fëmijëve që kanë humbur jetën për shkak të sulmeve.

Më tej Boulierac, ka shtuar në spitale ndodhen 20 fëmijë të plagosur në shpërthimet në kryeqytetin Kolombo, ku katër prej tyre ndodhen në kujdesin intensiv.

– “Mund të rritet numri i vdekurve”

“UNICEF e dënon fuqimisht këtë dhunë në masën më të mundshme”, tha Boulierac, i cili ka bërë të ditur se kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e Sri Lankës për fëmijët viktima në sulme.

Po ashtu Boulierac, shtoi se ai ka ndarë shifrat e përkohshme dhe se janë të shqetësuar se numri i fëmijëve që kanë humbur jetën mund të rritet.

Në shpërthimet që ndodhën më 21 prill ditën e Pashkëve ndaj disa kishave dhe hoteleve në Sri Lankë humbën jetën të paktën 310 persona dhe u plagosën mbi 500 të tjerë.

Objektiv i sulmeve ishin një kishë në Batticaloa, kishat Shën Anthony’s në Kochchikade dhe Shën Sebastian në Katana, si dhe hotelet me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit