11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Në Shqipëri 4000 persona në vit vdesin nga kanceri

Më të lexuarat

Sëmundjet tumorale janë përhapur gati si një epidemi gripale në vendin tonë. Kjo për shkak të statistikave të larta të personave të prekur. Referuar numrit të vdekjeve sipas Institutit të Shëndetit Publike 4000 persona ndërrojnë jetë në një vit.

 Alban Ylli: “Kanceri i gjirit vijon të rritet, ndërsa kanceri i stomakut, dhe i mushkërive, (tek meshkujt) duket se janë në stanjacion ku ka një rritje të qëndrueshme.

Lidhur me shqetësimin e ngritur ditët e fundit në rrjete sociale se shkaqet e të prekurit lidhen me rrezatimet elektromagnetike, shefi i epidemiologjisë në ISHP Alban Ylli thotë se, kjo nuk është e provuar shkencërisht edhe në SHBA.

Alban Ylli: Ne nuk kemi asnjë fakt. Jo në Shqipëri por askund në botë të vërtetojmë që një masë e fërfillshme e kancerave shkaktohet nga rrezatimet elektromagnetike. Është e vërtet që disa rrezatime të tjera që quhen jonizuese më të forta  me natyrë kozmike që vijnë nga dielli kanë një rol

Por cilat janë shkaqet e sëmundjeve tumorale?

Alban Ylli: Ushqyerja e pashëndetshme, duhani dhe agjentët biologjikë. Një rol jo të parëndësishëm, por më të vogël se tre të parat luajnë ndotja mjedisore apo industriale

Mjekët flasin për statistika të qëndrueshmev vitet e fundit, por të dhënat tregojnë në 10.000 persona janë mesatarisht  të prekur 158 meshkuj dhe 114 femra./Oranews.tv/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit