14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Në Shkup, katër ditë feste për pavarësinë e Kosovës

Më të lexuarat

Komuna e Çairit në Shkup bashkë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni kanë organizuar një program festiv edhe për shqiptarët e shtetit maqedonas.
Festa e Pavarësisë së Kosovës në Shkup ka nisur qysh me datën 11 të këtij muaji kur është mbajtur turneu ndërkombëtar në basketboll për femra “Shkupi Çair 2016 femra”, shkruan sot Koha Ditore.
Në ditën e 15-të të shkurtit në Qendrën informative kulturore në Shkup do të bëhet promovimi i librit “Ujku i vetmuar” me autor Ag Apollonin.
Në “Sheshin 21” në mbrëmjen e 16-të shkurtit do të mbahet koncert me grupin kosovar “Minatori” ku do të përformojë edhe këngëtari Petrit Saraqini.
Kurse në Shtëpinë e Armatës mbrëmjen e 17-të shkurtit do të mbahet koncert në të cilin do të interpretojnë solistët Kastriot Tusha, Etleva Golemi e violinistja Sihana Badivuku nën përcjelljen e Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit