4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Në SHBA ofrohen 6 mijë dollarë për të gjetur personin që vrau një shqiponjë

Më të lexuarat

Një shqiponjë tullace është qëlluar në Arkansas dhe autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 6000 dollarësh për të gjetur personin që e vrau. Zogu, i cili është simboli kombëtar i SHBA, ngordhi më 28 mars.

Trupi i saj u dërgua në kopshtin zoologjik “Little Rock”, ku personeli zbuloi se kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Shqiponja femër u gjet pranë një foleje dhe besohet se zogu ishte duke u kujdesur për “shtëpinë” e saj, në momentet që është qëlluar, transmeton tch. Kjo ngjarje ka shkaktuar zemëratën e gjithë popullatës, të cilët kërkojnë identifikimin e autorit dhe dënimin e tij.

Shqiponja tullace është një zog i madh, i lindur në Amerikën e Veriut dhe ka qenë simboli kombëtar dhe maskota e këtij vendi që nga viti 1782.

Zogu nuk është tullac, pavarësisht emrit të tij, por koka e bardhë në trupin e errët krijon një iluzion të tillë nga distanca. Dënimi maksimal për vrasjen e një shqiponjës tullace është një gjobë prej 5.000 dollarë ose një vit burg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit