8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Në Serbi po ndërtohet xhamia më e madhe në Ballkan

Më të lexuarat

Në fshatin Duga Poljana të komunës së Sjenicës në Serbi, është duke u ndërtuar një xhami e cila po vlerësohet të jetë më e madhja në Ballkan.

Mediat serbe raportojnë se sipas informacioneve fillestare për këtë projekt do të shpenzohen dhjetëra metra kub beton, ndërsa do të vendosen themele deri në 20 metra thellësi.

Paratë për ndërtimin e xhamisë me hapësirë prej 1.600 metra katrorë janë siguruar falë donacioneve nga e gjithë bota, ka bërë të ditur hoxhë Teshrifi, i cili ka thënë se objekti do të ketë 15 kupola, njëra me diametër 12 metra.

Xhamia do të ketë të vendosura gjashtë minare, katër prej tyre në lartësi prej 45

metra, dhe dy tjera me lartësi nga 99 metra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit