Në pritje – 1770 persona mungojnë

0
43

Tash e 13 vjet Nesrete Kumnova nga Gjakova ende pret që t’i zbardhet fati i të birit të vetëm të humbur në luftë. Çdo ditë ajo kërkon gjurmë të djalit të saj Albionit.

Ankthi i pritjes për zonjën Kumonova vazhdon edhe sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.
Komunova kritikon autoritetet e Kosovës se nuk janë dukë bërë të duhurën për zbardhjen e fatit të djalit të saj dhe të gjithë personave tjerë të pagjetur.

“Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Kjo është një datë që shënohet në tërë botën dhe dihet që tërë bota ka pas të zhdukur, por në Kosovë po bëhen 13 vite pas luftës dhe Kosovës i mungojnë 1770 qytetar të saj në mesin e tyre mungon edhe djali im i vetëm Albioni.

Është shumë vështirë që 13 vite unë si nënë dhe gjitha nënat e Kosovës kemi trokitur dhe vazhdojmë të trokasim në çdo derë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, vetëm e vetëm që të zbardhet fati i më të dashurve tanë”, thekson Kumnova.
Sensibilizimi i opinionit vetëm nga familjarët, thotë Kumnova, nuk e ndihmon zgjidhjen e këtij problemi 13 vjeçar. Sipas saj, institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk e kanë bërë presionin e duhur.

Adresa për gjetjen e këtyre personave është e qartë, thekson Kumonva. Duhet të kërkohet hapja e dosjeve nga shteti i Serbisë, shton ajo, duke shtuar se Serbia di për vendndodhjen e birit të saj dhe të gjithë personave tjerë.kohaislame