20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Në Maqedoni dje janë dhënë vërtetime për vetëm 22 migrantë

Më të lexuarat

Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për azil për gjithsej 22 shtetas të huaj, prej të cilëve 10 të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore, si dhe pesë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe dy fëmijë të cilët udhëtojnë pa shoqërimin e prindit.

Sipas shtetësisë, vërtetime u janë dhënë 15 shtetasve të Sirisë dhe shtatë shtetasve të Irakut.

MPB kumtoi se nga fillimi i vitit, vërtetime për azil i janë dhënë gjithsej 87.228 shtetasve të huaj, prej të cilëve 34.598 të gjinisë mashkullore, 19.046 të gjinisë femërore dhe 33.370 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 214 flmijë të cilët kanë udhëtuar pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numër janë shtetasit e Sirisë- 42.798, Afganistanit- 26.546 dhe Irakut- 17.885.

Në periudhën nga ora 00:00 më 01.01.2016 deir në orën 24:00 më 26.02.2016 deri te Sektori për azil kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit kanë shtruar 21 persona (14 nga Siria dhe shtatë nga Afganistani) në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Në Sektorin për azil dje nuk janë shtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, në bazë të vërtetimit paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit