12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Në Luksemburg i gjithë tansporti publik do bëhet falas

Më të lexuarat

Luksemburgu do të bëhet shteti i parë në botë që bën gjithë tranportin publik falas.

Çmimet në trena, tramvaje dhe autobusë do të hiqen verën e ardhshme nën planet e qeverisë së koalicionit të rizgjedhur nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.

Better, partia demokratike e të cilit do të formojë qeverinë me partinë socialiste të punëtorëve të krahut të majtë dhe me Greens, gjatë zgjedhjeve të fundit është betuar t’i jap prioritet ambientit.

Në krye të premtimit të transportit, qeveria e re gjithashtu po konsideron legalizimin e kanabisit dhe prezentimin e dy festave publike. Qyteti i Luksemburgut, vuan nga trafiku më i dendur në të gjithë botën.

Aty banojnë rreth 110,00 njerëz, por edhe 400,000 njerëz tjerë udhetojnë për punë në këtë qytet. Luksemburgu po i kushton rëndësi transportit cdo ditë e më shumë. Këtë verë, qeveria e bëri falas transportin për fëmijë dhe të rinjtë nën moshën 20 vjeçare.

Ndërsa tani, duke filluar nga viti 2020 gjitha biletat do të hiqen, duke kursyer mbledhjen e biletave dhe politikave të blerjes së tyre. Sidoqoftë, politika duhet të shqyrtohet edhe një herë. Ende duhet të mirret një vendim se çfarë duhet bërë për ndarjet e klasit të parë dhe të dytë në trena.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit