4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Në luftën kundër FETO-s janë arrestuar 48 mijë e 305 persona”

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu lidhur me luftën kundër organizatës terroriste FETO tha se në vitin 2017 janë arrestuar 48 mijë e 305 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen e 3-të për Sigurinë e Përgjithshme dhe Luftën kundër Drogës të mbajtur në Stamboll, pas dy takimeve në Ankara dhe Izmir, kryesuesi i takimit ministri Soylu foli për aktivitetet terroriste dhe tregtinë e drogave nga PKK-ja, me të cilën po luftohet me vite të tëra brenda shtetit.

Ai tha se në anën tjetër me zhvillimin e teknologjisë tani ekziston edhe rreziku i shfaqjes së llojeve të reja të veprave penale dhe të rritjes së kapacitetit të veprave penale aktuale.

Ndërkaq duke folur për operacionet kundër FETO-s, Soylu tha: “Ne përjetuam incidentin e 15 korrikut, i cili nëse më pyetni mua ishte një moment historik për çështjen e sigurisë në Turqi. Ne mëngjesin e 16 korrikut shtypëm tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETO, e cila kishte mbështjellë shtetin tonë si një virus”.

“Por, ne nuk mund të mohojmë edhe dëmet e shkaktuara në sektorin publik, sidomos në fushën e detyrës sonë. Në vitin 2017 janë arrestuar 48 mijë e 305 persona. Numri i të ndaluarve është gati sa trefishi i kësaj. Vetëm këto shifra mjaftojnë për të treguar peshën e kësaj çështjeje. Mangësitë në stafin ku nevojitet një personel i kualifikuar dhe nevoja për vendosjen e sigurisë në vend ka rritur në shumëfish ngarkesën mbi supet e të gjithë neve”, tha Soylu.

Në vijim ministri turk tha se “Kemi hyrë në një strukturim të ri. Por, problemi është kjo që detyrat tona nuk janë detyra që në dyert tona mund të shënojmë ‘jemi të mbyllur për shkak të rinovimit’. Ne i tejkaluam këto vështirësi të gjithë së bashku”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit