Në Los Angeles hapet xhamia vetëm për gra

0
53

Dy gra nga Kalifornia Jugore kanë hapur një xhami vetëm për femra në Los Angeles.

Pasi filluan të ndjeheshin të pa-mirëseardhura nga meshkujt që i takonin në xhaminë që ato e frekuentonin, Hasna Maznavi dhe Sana Muttalib mund të kenë hyrë në histori të premten gjatë predikimit të parë.

“Wall Street Journal” thotë se dijetarët islamë dhe liderët myslimanë nuk dinë për ndonjë xhami të ngjashme në ShBA, transmeton Koha.net.

“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe simbolik”, ka thënë Edina Lekovic, një aktiviste myslimane 37-vjeçe nga Pasadena, e cila po predikon.

Femrat nuk do të kenë më nevojë të hyjnë përmes ndonjë dere anësore apo të ulen qosheve. Në këtë xhami, përveç që do të jetë ekskluzivisht për femra, predikimet do t’i mbajnë gjithashtu vetëm femrat, punë e cila tradicionalisht është kryer nga meshkujt.