8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Në Lepenc, gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena

Më të lexuarat

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë gjetur sot në lumin Lepenc trupin e pajetë të policit Armend Trena.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 16:50, në kilometrin e gjashtë (në hyrje të Hanit të Elezit)  nga vend i aksidentit në lumin Lepenc,  kanë gjetur  trupin e pa jetë  të policit Armend Trena”, njofton Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë për Telegrafin se është gjetur një trup i pajetë në lumin Lepenc.

Ai ka konfirmuar se trupi i gjetur është i gjinisë mashkullore, por nuk ka mundur të thotë se është i policit Armend Trena.

“Nuk mund ta konfirmoj nëse është trupi i Policit. Kur të verifikohet ne do të tregojmë”, ka shtuar Gashi.

Policët Armend Trena dhe kolegu i tij Malsor Dashi u aksidentuan më 28 prill në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumin Lepenct.

Trupi i Malsor Dashit u gjet të enjten që shkoi, ndërsa u varros ditën e shtunë me ceremoni shtetërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit