Në Japoni ndodh edhe kjo: Do të ketë ndërprerje të internetit për 1 minutë, hoteli u kërkon falje klientëve! (Foto)

0

Se Japonia llogaritet një nga vendet ku rregullat respektohen në mënyrë strikte, kjo nuk është tashmë e ditur. Por që gjërat të shkojnë aq larg, kjo është gati për tu befasuar.

Dhe këtë e dëshmon një letër-fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale,e cila thuhet se është shkruar nga një hotel në Tokyo të Japonisë.

Siç edhe mund të shihet, aty, përgjegjësit e hotelit ua kanë shkruar një letër klientëve, duke u kërkuar falje paraprakisht për ndërprerje të internetit.

Por çfarë bën përshtypje është fakti se kjo kërkim falje dhe kërkim mirëkuptimi nuk vjen për ndonjë ndërprerje të gjatë – përkundrazi për vetëm 1 minutë.

“Për shkak të intervenimeve tek pajisjet e energjisë elektrike, ne do të kemi një ndërprerje të qasjes në internet për rreth 1 minutë,…”.

“Ne kërkojmë falje për këtë shqetësim, dhe e vlerësojmë lartë mirëkuptimin tuaj”, shkruan ndër tjerash në letër.