10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Në Iran, Interneti “haram”!

Më të lexuarat

Intranet në vend të Internetit. Ky është vendimi i ministrit të Telekomunikacionit të Iranit, Reza Taqipoura.

Ai tha se Irani e ka marrë këtë vendim për arsye se interneti “nuk është i denjë për besim”, veçanërisht në kohë krize. Andaj sipas tij, do të ndalohen të gjitha marrëdhënit “online” me pjesën tjetër të botës.

Sipas revistës teknologjike “Wired”, ministri Taqipour, në një konferencë shtypi në Universitetin e Teheranit, tha se Irani më 1 janar 2013 duhet të jenë i shkyçur nga interneti. Ai tha se iranianët do të vazhdojë të mbetet i lidhur me kompjuterin, por vetëm brenda rrjetit intranet pa lidhjen e internetit.

Por revista gjermane “Der Spiegel”, shkruan se ky vendim i Iranit në lidhje me Internetin është një formë e censurës, përpjekjet për ta ndaluar “Pranverën arabe”, pasi shpeshherë ka ndodhur që protestat të organizohen pikërisht përmes internetit.

Censura në Iran nuk është gjë e panjohur, sidomos kur bëhet fjalë për media online. Autoritetet kanë ndaluar qasjen në qindra webfaqe, ndërkohë vazhdojnë të monitorojnë me rigorozitet disa webfaqe tjera që konsiderohen si të “rrezikshme”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit