14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Në Havanë, kryeqytet i Kubës komuniste, pritet të fillojë ndërtimi i xhamisë së parë

Më të lexuarat

Në  Havanë, kryeqytet i Kubës komuniste, pritet të fillojë ndërtimi i xhamisë së parë në këtë vend, e cila konsiderohet të jetë një nga më të mëdhatë në Amerikën Latine, ndërkohë që dhe popullsia e atyshme muslimane vazhdon të rritet.

Që nga viti 2015, kur qeveria ka autorizuar që rreth 10.000 muslimanë të Kubës duhet të ketë një vend adhurimi, ata janë tubuar në një hapësirë në qendër të kryeqytetit për falje të namazit. Xhamia e re pritet të ndërtohet në pjesën e vjetër të Havanas.

Udhëheqësi më me ndikim musliman i Kubës është Pedro Lazo Torres, i njohur si imam Jahja, i pari klerik i vendit. Torres tha për USA Today se përpara ka pasur aq pak muslimanë saqë ata kanë mundur të falen në grup në shtëpinë e dikujt. Por më vonë, me rritjen e tyre në numër arriti puna deri tek falja e detyrueshme në rrugë.

Torres, tani kryetar i Ligës Islame të Kubës, shpjegoi se numri i njerëzve që kërkojnë të konvertohen në muslimanë po vazhdon të shënojë rritje. Një pjesë e komunitetit musliman janë të ardhur nga Pakistani, Çadi, Nigeria dhe Ruanda, por shumica sipas tij janë kubanë të konvertuar.

“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e muslimanëve kubanë janë të konvertuar në islam dhe jo pasardhës të arabëve”, tha Ahmed Abuero, një tjetër udhëheqës fetar, duke folur për USA Today. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit