9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Në gosti ju vijnë të gjithë, por kur ju duhet ndihma, ju përgjigjen vetëm miqtë e sinqertë

Më të lexuarat

Beduinët jetonin në vendbanime tendash. Një ditë ishte koha me shi dhe shumë e ftohtë, e ‎përcjellë me erëra të forta. Një beduin e theri një deve dhe deshi të bënte gosti për fqinjët e ‎tij. Ai e dërgoi punëtorin e tij që t’i ftonte njerëzit për darkë.

Mirëpo, ai nuk i ftoi ata për darkë, ‎por filloi të bërtiste dhe t’i thërriste njerëzit në tenda: “O njerëz, shtëpia e fqinjit tuaj është ‎shembur mbi të dhe familjen e tij! Nxitoni dhe shpëtojeni!” ‎

Disa prej tyre u përgjigjën menjëherë, por shumica qëndruan në shtëpitë e tyre.‎

Kur arritën te shtëpia e beduinit, e gjetën shtëpinë, përkatësisht, tendën, duke qëndruar në ‎rregull, kurse brenda në tendë po digjej një zjarr ku po piqej mish në tenxhere. Gjithçka ishte ‎në rregull.‎

Beduini u çudit pse aq pak njerëz morën pjesë në darkë, andaj e pyeti punëtorin, se pse të ‎tjerët nuk kishin ardhur.‎

Punëtori i tha: “Mos u shqetëso, unë ata nuk i ftova në darkë, por u thashë atyre se tenda jote ‎është rrëzuar mbi ty dhe familjen tënde, dhe i thirra ata që t’ju ndihmojnë të shpëtoni. U ‎përgjigjën vetëm ata që po i sheh, dhe unë mendoj, se vetëm ata meritojnë të nderohen dhe ‎të darkojnë me familjen tënde.”‎

Njerëzit nuk mund t’i njohësh derisa të kesh nevojë për ta. Dhe kur të kesh nevojë për ta, do ‎të befasohesh kur t’i shohësh duke ta kthyer shpinën më të afërmit tu, kurse në ndihmë të ‎vijnë ata prej të cilëve kurrë nuk ke pritur.‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit