7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Në gjykatë për shkak të nënës?!

Më të lexuarat

Ky është ndoshta rasti më i çuditshëm në gjykatat e Arabisë. Personazhi kryesor i këtij rasti të prekshëm mjaftë të urtë është plaku Hizan el-Fudejli nga zona Kasim në Arabinë Saudite.

Plaku i moshuar, me mjekër të bardhë, qau si fëmijë në gjykatë. Përse? Vendimi i gjykatës ishte se Hizani ka humbur të drejtën të kujdeset për nënën e tij 98 vjeçare, ndërsa e caktoi djalin e vogël kujdestar të saj…

Hizani është djali më i moshuar, nuk u martua asnjëherë dhe jetoi me nënën për të cilën përkujdesej në mënyrën më të mirë. Në një moshë të vjetër, vëllai i tij i vogël vjen nga një qytet tjetër dhe kërkon ta merr nënën që të jetoj me të dhe familjen e tij, ngase Hizani është në moshë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për të.
Megjithatë, plaku Hizan me çfarë do kushti refuzon që nënën ta merr vëllai i vogël. Rasti erdhi deri në gjykatë, ngase nuk mund të merreshin vesh tek cili të qëndron nëna.

Gjykatësi ishte konfuz, ngase rast nuk ishte aspak i lehtë, rëndë është ti thuash dikujt që nuk ka të drejtë të kujdeset për nënën, ndërkaq ai dëshiron. Pas disa seancave të pasuksesshme, gjykatësi kërkoi që të sillet në gjykatë nëna e tyre e moshuar që ajo ta thotë të veten. Kur arritën në gjykatë, të dy e mbanin së bashku në dorë. Ajo ishte një grua e moshuar, e thyer, dhe kishte mezi 30 kilogramë.
Në pyetjen e gjykatësit cili djalë dëshiron të jetë kujdestari i saj, ajo u përgjigj:

“Hizani është njëri prej syve të mi, ndërsa vëllai i tij i vogël syri tjetër!”

Gjykatësi për shkak të gjendjes më të mirë vendosi që nëna të qëndroj tek djali i vogël dhe familja e tij. Kur Hizani e dëgjoj aktgjykimin, filloi të qajë sikur fëmijë i vogël, ndërsa lotët ia lagin mjekrën.

Po, ato janë lotët më të vlefshme, qanë për shkak të pamundësisë të kujdeset për nënën e tij në moshë!!!

Çfarë nëne e lumtur, ka fëmijë të cilët garojnë kush të kujdeset për të. Sikur Allahu të na mundësonte ta dinim, si është kujdesur dhe edukuar kjo nënë për fëmijët e tyre.

O njeri i panënshtruar nënës tënde, qajë, qajë mbi këtë shembull të ndritur, turpërohu nga vitet tua, pozita dhe diploma jote. Sot shtëpitë e përkujdesjes për pleq janë përplot, apo vite më herët fillojmë të kërkojmë, planifikojmë dhe rezervojmë vend, që kur të martohemi ti vendosim ata atje…
SubhanAllah!!!
Muhammedi alejhis-selam ka thënë:

‘I mallkuar qoftë ai pran të cilit plaken njëri apo të dy prindërit, e shërbimi dhe brenga e të cilit nuk e shpijnë në Xhennet’.

Burimi: Novihorizonti

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit