1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Në emër të lirisë…

Më të lexuarat

Përmbajtja

Këto ditë në media shkaktoi polemikë të madhe një deklaratë nga Prorektorja e UP-së Zonja Teuta Pustina, e cila kërkonte respektimin e një kodi të veshjës ,sidomos nga gjinia femërore, gjatë ligjeratave në universitet. Duke marrë si shkas reagimet e “mëdha” nga njerëz “të vegjël” me mendje, kundër kësaj deklarate vendosa që me pak fjalë të i jap mbështetje prorektorës për guximin për të folur atë që është e vërteta e pamohueshme.

Si çdo herë pas këtyre deklaratave ku “cenohet” liria e femrës, vijnë dhe reagimet dhe replikat e ashpëra nga ata të cilët ty të cilësuan si seksite, apo si na quajnë të tjerëve, urrejtës të gjinisë femërore, ekstremistë fetar apo etiketime tjera. Pas kësaj deklarate madje kërkohet dhe shkarkimi i prorektorës por pse?

Prorektore, jam i sigurt se arsye për këtë deklaratë “bombë” është se ju keni informacione për ndonjë rast kur “trupi i femrës” është përdorur jo vetëm për ngacmime por edhe për “blerje notash”. E thëmë këtë sepse dhe unë si student jam pjesë e këtij sistemi arsimor, i këtij populli dhe kam njohuri për raste të këtyre “pazareve”.

Por pse gjithë ky reagim ndaj teje? Thënë të drejtën ose duhet të jesh terësisht injorant për të mos e pranuar faktin se ato që ti ke thënë janë të vërteta, ose ata që të kundërshtojn janë pjesë e këtyre lojërave të fëlliqura dhe kanë frigë se mos zbulohën.

Vitin e kaluar, njëri nga profesorët e respektuar që më ligjëronte një nga lëndet në universitet pati një kërkesë, interesante për gjininë femërore. Pasi që përfunduam pjesën e parë të provimit me shkrim, profesori ynë, tërhoqi vërejtjen tek studentët që veshja e tyre ditën e pjesës së dytë të provimit që mbahej me gojë, të mos ishte provokuese për sy, ose për ndryshe nuk do të lejoheshin të kryenin provimin. Por athu pse ky vendim nga profesori ynë? Një vendim tejet i natyrshëm, duke parë se në atë moment gjëja që më së paku duhet të tërhjeq vëmendje është veshja, dhe një nga mënyrat për të iu shmangur provokimeve ishte ky vendim.

Por a duhët që ky vendim të jetë vetëm ditën e provimit? Natyrisht që jo. Mbështes plotësisht fjalët e Zonjës Pustina, se duhët të respektohet një kod i caktuar i veshjes në universitet dhe institucionet tjera arsimore në menyrë që të iu shmangemi ngacmimeve nga gjinia mashkullore, profesorë apo studentë, por edhe provokimeve nga femrat në profesorë dhe studentë.

Padyshim se kodi i veshjes nuk është zgjidhja përfundimtare, dhe as “ilaqi” i vetëm për shërimin nga kjo sëmundje që ka kapluar shoqërinë tonë. Përveq kodit të veshjës, sigurisht më shumë kemi nevojë për edukim të dy gjinive, pasi që shpesh ndodh që provokimet të bëhen edhe ndaj atyre që veshja e tyre ndoshta nuk është edhe aq shumë. Por a luan rol veshja? Padyshim që po, mjafton një dalje në rrugë dhe shikon se te kush drejtohën fishkëllimat dhe shikimet. Zonja Pustina ka studentë që janë me ty, e ata që kërkojnë shkarkimin tënd nuk besoj që janë numër shumé i madh. Unë si një student mbes me shpresë që kjo ide që ti ke dhënë një ditë të implementohet.

Elmaz Mejzini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit