11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Në cilat raste është synet ngritja e duarve për bërjen e duasë?

Më të lexuarat

Pyetja: Në cilat raste është synet (apo e lejuar) ngritja e duarve për bërjen e duasë dhe kur nuk duhet praktikuar kjo gjë?
Allahu ua shpërbleftë!

Përgjigje: Në thelb ngritja e duarve për të bërë çfarëdo lutje (dua) është e pëlqyer, sepse Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu turpërohet nëse robi i Tij i ngre duart t’ia kthejë të zbrazëta”përveç në rastet kur Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka bërë dua dhe nuk i ka ngritur duart, siç janë lutjet në hutben e xhumasë (me përjashtim të lutjes për shi), lutjet në tavaf dhe sa’j gjatë Haxhit apo Umres, duatë brenda namazit, duatë në fund të namazit, duatë pas përfundimit të namazit etj.

Në ato raste Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, nuk i ngriti duart për të bërë dua, andaj nëse dikush e bën një gjë të atillë themi se ka bërë një gjë të shpikur në këtë Fe dhe duhet heqë dorë nga kjo praktikë. Duhet të mos harrojmë se duaja është ibadet (adhurim) dhe asnjë ibadet nuk guxojmë ta bëjmë pa pasur argument.

Ibën Bazi, ka thënë: Ngritja e duarve për të bërë lutje është ndër shkaqet e përgjigjes së lutjeve… Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, përmendi shembullin “e njeriut që ishte në udhëtim të gjatë, i pakrehur, i pluhurosur, ngrinte duart me fjalët: O Zot, O Zot!; porse kishte ngrënë haram, kishte pirë haram, ishte veshur me haram dhe ishte formuar me haram, si ka mundësi që Allahu t’i përgjigjet atij” (Muslimi). Nga kjo mësojmë se ngritja e duarve është shkak për pranimin e lutjeve, qoftë në avion, tren, veturë apo mjete tjera… Kjo është ndër shkaqet e pranimit të lutjeve përveç në rastet ku Profeti nuk i ka ngritur duart, nuk i ngremë as ne, sikurse në hutbe (përveç te lutja për shi), mes dy sexhdeve, gjatë teshehhudit. Pra, në këto raste ku ai nuk i ka ngritur duart nuk i ngremë as ne, sepse kur ai braktisë diçka është argument njëlloj sikur kur vepron diçka. E njëjta vlen edhe për dhikrin (lutjet) pas selamit të pesë kohëve të namazit. Ai bënte lutjet e caktuara (dhikrin) dhe nuk i ngrinte duart. Atëherë, edhe ne nuk i ngremë duart sepse kështu ndjekim Profetin tonë, sal-lallahu alejhi ue selem. Ndërsa në rastet, ku ai i ka ngritur duart është sunnet që edhe ne t’i ngremë duart sepse kështu ndjekim atë dhe veprojmë një ndër shkaqet e përgjigjes së duave. Rastet tjera kur myslimani bën dua, ku nuk përcillet nga Profeti t’i ketë ngritur duart e as t’i ketë lëshuar, atëherë ne i ngremë duart dhe bëjmë lutje, për shkak të argumenteve që na mësojnë se ngritja e duarve është nga shkaqet e pranimit të lutjeve. (Mexhmuu Fetava Ibën Baz 6/158).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit