Në bisedime i humbim 17 për qind të territorit!

0
50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përgatitet për zgjidhje shumë të dëmshme për veriun e Kosovës.

Sipas tij, për veriun është duke u përgatitur një dalje jashtë Pakos së Ahtisaarit, e cila sipas tij, do të ndikonte në ndarjen e brendshme të Kosovës.

“Çdo dalje jashtë Pakos është autonomi politike territoriale për serbët dhe është ndarje de fakto e brendshme e Kosovës. Pra serbët janë duke punuar që tash të fitojnë autonomi politike në mënyrë që de fakto ta ndajnë Kosovën dhe ta sakatojnë pavarësinë e Kosovës apo ta kenë një Kosovë të tyre që do të lidhet me vonë edhe me eksterritorialitetin e Kishave Ortodokse në Kosovë”, ka thënë në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” deputeti i LDK-së Lutfi Haziri.

Ai thotë se nuk do të insistojë që pjesë e këtij dialogu të futet edhe ideja e tij për kthimin e kufijve të vitit 1956 ku disa komuna në veri të Kosovës do t’i bashkëngjiteshin Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës, Kosovës. /Telegrafi/kohaislame