Shtëpia Headline Në Antarktik sot ka qenë më nxehtë se në Mesdhe, regjistrohen temperaturat...

Në Antarktik sot ka qenë më nxehtë se në Mesdhe, regjistrohen temperaturat prej 18 gradë

0
37

Stacioni kërkimor në Antarktik ka matur temperaturën më të lartë që ndonjëherë është arritur në këtë kontinent, derisa ngrohja globale është duke shkaktuar frikë të madhe nga shkrirja e akullit në Polin e Jugut.

Baza “Esperanza” në veri të Antarktikut ka matur temperaturën prej 18,3 gradë celsius që po konsiderohet si më e larta në histori, ka bërë të ditur organizata botërore e meteorologëve “WMO”.

 

Sot në Evropë në asnjë vend nuk ka qenë aq nxehtë, në Lisbonë është matur temperatura prej 17 gradëve, në Madrid, 15, kurse në Athinë, 10.

Antarktiku është një nga pjesët e planetit që më së shpejti nxehet. Shkencëtarët besojnë se ngrohja globale po shkakton shkrirjen e akullit në Polin Jugor, ku një ajsberg me madhësi sa katër herë Londra është shkëputur dhe po lundron drejt oqeanit.