15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Në Angli në shenjë respekti për myslimanët, titujt nuk do të festohen me shampanjë

Më të lexuarat

Federata angleze e Futbollit (FA) ndryshon traditën sa u përket festimeve që shoqërojnë kompeticionet e organizuara prej saj, si kampionati dhe kupat, mes të cilave “”FA Cup”.

Arsyeja është se, ajo dëshiron të respektojë shumë futbollistë myslimanë që luajnë në futbollin e këtij vendi, që e kanë të ndaluar të konsumojnë pije alkoolike, por edhe për të dhënë një lloj këshillë për minorenët.

Ky vendim do të nisë të aplikohet me finalen e “FA Cup” mes Manchester City dhe Watfordit, e nuk do të ndryshojë aspak formën e festimeve, por vetëm substancën.

Në fakt, skuadrave që do të triumfojnë në kompeticionet e Federatës së Futbollit do t’u jepen pije joalkoolike të gazuara, për të çuar deri në fund gëzimin e tyre për trofeun që do të ngrenë në fund të sezonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit