Në Afrin zbulohet depo e madhe nëntokësore me municione të YPG/PKK

0
5

Gjatë aktiviteteve të kërkimit në rajonet periferike në Afrin të Sirisë të ndërmarra në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), është zbuluar një depo e madhe nëntokësore municionesh me 12 dhoma që i përkiste organizatës terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency.

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur me 20 janar, TSK dhe njësitet e ULS-së janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkimeve dhe eliminimit të kurtheve duke përdorur të gjitha mjetet dhe mundësitë teknologjike.

Në kuadër të këtyre kërkimeve, në fshatin Xhuvejk në perëndim të Afrinit është gjetur një depo municionesh e gjatë 150 metra e fshehur nëntokë, e cila është ndërtuar me mure betonarmeje për t’u mbrojtur nga goditjet e avionëve luftarakë dhe predhave artilerike.

Forcat turke nuk e kanë asgjesuar depon e municioneve përmes hapjes zjarr në mënyrë që popullata e fshatit dhe zonave përreth të mos dëmtohen.

Pasi janë vendsour kushtet e nevojshme të sigurisë, forcat turke bashkë me njësitë e ULS-së kanë hyrë në depon e nëndheshme të municioneve, ku kanë konfiskuar brenda tunelit me 12 dhoma mijëra kundërajrorë prodhim amerikan dhe rus, predha mortajash, raketa antitank, predha artilerika, raketahedhës, municione tankesh në madhësi të ndryshme dhe raketa TOW.

Burimet ushtarake theksuan se prania e arsenalit të madh të organizatës terroriste YPG/PKK është tregues i përgatitjes për dërgesa të mëdha. Burimet gjithashtu deklaruan se TSK pa rrezikuar posedon aftësinë për të asgjësuar me lehtësi depon në fjalë, por se nuk e ka bërë këtë për shkak të ndjeshmërisë ndaj civilëve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe në fshatin Telef të marrë nën kontroll nga TSK dhe ULS është gjetur “kampi i trajnimit politik” i organizatës terroriste.

Në ndërtesën trekatëshe me një kopsht dhe pishinë krahas librave të kreut të organizatës terroriste të Abdullah Öcalan, janë sekuestruar një sërë dokumente të organizatës.

Gjithashtu, ndërtesa e lyer me bojë që simbolizon organziatën dhe ku janë varur në mure fotografi të disa anëtarëve të vrarë terrorsitë, mësohet se është përdorur si ambient për trajnimin organizativ të terroristëve.