Në 27 vjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës, 9-10 veta

0
41

Braktisen homazhet e përvitshme te varri i Enver Hoxhës.

Si asnjëherë tjetër, 27-vjetori i vdekjes së ish-udhëheqësit komunist ka kaluar thuajse në heshtje. Si nga familja, ashtu edhe nga pasuesit e Partisë Komuniste. Të vetmit që kanë kaluar për pak minuta dhe kanë nderuar me grusht pranë varrit të Hoxhës ishin disa nostalgjikë, personazhe jo të njohura nga historia komuniste. “Ishin me mëngjes rreth 9-10 burra të moshuar, por nuk njihja asnjë prej tyre. Disa ishin me lule në dorë dhe disa të tjerë mblodhën rrugës, anash varrezave, dhe i mbështillnin me qese të tejdukshme. Shkuan te varri, nderuan me grusht, pinë nga një cigare dhe pastaj ikën. Ndenjën shumë pak, por mbase kishin dhe frikën e shiut se ia filluan disa pika”, tha për gazetën Panorama Sadetja, shitësja e luleve që rri në krah të djathtë të hyrjes kryesore të varrezave të Sharrës. Siç tregon ajo, i ka lutur të moshuarit që të blejnë nga lulet e saj, por ata e kanë refuzuar. Gruaja rreth të 60-tave thotë se këta kanë qenë vizitorët e vetëm të ditës së djeshme në varrin e Enverit. Të paktën nga mëngjesi i hershëm e deri në orën 18:00. “Mos prit kot. Më vonë nuk vjen njeri në varreza”, thotë shitësja e luleve teksa shikon orën, ndërkohë që bëhet gati të mbyllë ditën e saj të punës./koha/kohaislame