6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndryshimi i kufijve duhet harruar

Më të lexuarat

Marti Ahtisaari, ndërmjetësi ndërkombëtarë që propozoi pavarësinë e Kosovës si zgjidhje për statusin, është i kënaqur me përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit, ndërsa thotë se tani nisë faza tjetër, të cilën e përshkruan si një fazë që kërkon angazhim më të madh lokal.

Në një intervistë për gazetën Koha Ditore, Ahtisaari nuk hezitoi të shprehet i zhgënjyer me pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës –Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia e Qiproja – ndërsa shton se jo vetëm këto vende, por edhe vetë Serbia duhet ta njohin Kosovën si shtet, sepse kthim mbrapa nuk ka.
I ndodhur në Kosovë me rastin e fundit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Ahtisaari pajtohet me konstatimet se ka edhe shumë punë për t’u bërë – posaçërisht në veri të Kosovës – dhe se jo gjithçka është kryer, por insiston se ndërtimi i shtetit është një proces në vazhdim, dhe se vetëm për katër vjet e gjysmë prej se është shpallur shtet, Kosova ka arritur shumë – madje më shumë se që është pritur.
Tani Ahtisaari thotë se vëmendja do të përqendrohet tek institucionet e vendit që kanë marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për fazën e ardhshme të ndërtimit të shtetit.
Gjithashtu në këtë intervistë Ahtisaari thotë se janë një numër gjërash që nuk janë kryer sa i përket çështjes së veriut, mirëpo thotë që nuk do të ketë ndarje territoresh.
“Jo, njerëzit duhet të harrojnë atë gjë rreth kufijve. Kur grupi i kontaktit e punoi këtë në vitin 2005, duke i dhënë të ashtuquajturat parime drejtuese, të cilat mu drejtuan mua, kur e fillova punën në nëntor të 2005-ës, Këshilli i Sigurimit tha se kufijtë janë ata që janë dhe ajo gjë nuk ka ndryshuar”, theksoi Ahtisaari./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit