Ndodh në Prishtinë, tifozi i rrahë me shufra futbollistët

0
96

Futbolli kosovar vazhdon të jetë larg realitetit të dëshiruar, pavarësisht se jemi pjesë e UEFA-s e FIFA-s. Turpi i radhës është regjistruar sot në ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi.

Tifozët e Flamurtarit kanë sulmuar lojtarët e Vëllaznimit pasi ekipi gjakovar barazoi rezultatin në fund të takimit me një gol të realizuar nga portieri.

Flamurtari ishte në epërsi me golin e Boshnjakut, por fundi i takimit ishte dramatik kur disa tifozë hyn në fushë dhe sulmuan lojtarët e Vëllaznimit, pasi portieri mysafir realizoi golin e barazimit.

Momenti më i rëndë i ndeshjes ndodhi kur në tollovinë e krijuar pas ndërprerjes së këtij takimi, një tifoz është futur në fushë me shufër duke i goditur dy futbollistë duke i lënë të shtrirë për toke.

FFK-ja e ka regjistruar ndeshjen si të mbyllur ndërsa raportohet se ka edhe të arrestuar.