7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ndodh edhe kjo: Pasi e bënë tapë rojën, u arratisën nga burgu (Foto)

Më të lexuarat

Dy të burgosur janë arratisur nga burgu i sigurisë maksimale në kryeqytetin Kolumbian, Bogotas, duke marrë një roje të dehur dhe duke e bindur atë që t’i lërë të shkojnë për të blerë më shumë alkool.

Sipas mediave të huaja, tanimë të dy të burgosurit nuk u kthyen dhe policia po kërkon aktualisht për ta.

Kolegët e rojës në burgun La Picota thanë se atij i vinte era alkool dhe ai nuk pranoi të merrte frymë, për t’i bërë testin.

Drejtori i burgut tha se prezenca e pijeve alkoolike brenda burgut ishte i zakonshëm, pavarësisht kontrolleve të shpeshta.

Të dy të arratisurit u identifikuan si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel Farc i cili u dënua me 40 vjet burg për rrëmbim në vitin 2003 dhe Olmedo Vargas, i cili ishte larguar kohët e fundit nga grupi rebel i Farc, por që ishte në pritje të gjykimit për vjedhje të supozuar.

Autoritetet e burgjeve thanë se nuk kishin qenë në gjendje të zbulonin ndonjë dëmtim të strukturës së burgut ose të portave të tij dhe prandaj po punojnë në supozimin se një roje i ndihmoi për t’i shpëtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit