9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ndodh edhe kjo: Luanesha kujdeset për antilopën e vogël që ishte braktisur nga nëna

Më të lexuarat

Një luaneshë zakonisht posa të sheh një krijesë më të lig se ajo e në veçanti nëse është më i pafuqishëm, menjëherë i vërsulet që ta siguroj ushqimin për të voglit e saj.

Por, kështu nuk ndodhi me një luaneshë e cila kishte vendosur të kujdeset sikur të ishte nëna e tij për një antilopë të vogël të braktisur, të cilin e merrte me vete ngado që shkonte nga frika se dikush mund ta sulmoj, transmeton Telegrafi.

Një video mbresëlënëse është publikuar në internet që është filmuar brenda parkut kombëtar në Afrikën e Jugut, të cilën e ka realizuar mësuesi Graeme Mitchley nga Britania e Madhe, i cili ishte së bashku me gruan e tij kishte shkuar në Afrikë.

Mitchley e ka filmuar mbretëreshën e xhunglës duke e lëpirë vogëlushin, dhe duke e mbajtur në gojë duke u përkujdesur për të.

Mësuesi anglez thotë se nuk di se çfarë ka ndodhur me pas më antilopën e vogël, por le të shpresojmë se ka arritur ta gjejë nënën.

https://www.youtube.com/watch?v=8N4M13_jgUI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit