14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ndocizimi i Avokat Ngjelës gabon shënjestër: vret verbalisht tjetër person për shkak të mbiemrit të njëjtë

Më të lexuarat

Avokat Ngjela ka shënuar sot një aktet e tij më qesharake në protagonizmin publik. Duke dashur të qëllojë Mehdi Gurrën, kreun e shoqatës ALSAR,lidhur me disa deklarime të tij filo-otomane, aty ku ai nuk duron dot, ka shkuar dhe i ka rënë verbalisht një tjetër Gurre, Yllit, Myftiut të Tiranës.

Ka ndodhur kjo si në ato atentatet, në dritë ose errësirë, ku atentatori gabon shënjestër dhe qëllon tjetërkënd.

“A kanë forcë shqiptarët të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra?

Ky është një barbar osman tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit.

Një osman barbar na quan turq ne shqiptarëve që jemi populli më i vjetër i Europës, pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë; Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Fan Nolit Gjergj Fishtës dhe të shënjtores së madhe Nënë Tereza?.

Si qënkemi turq mor, palaço ne që kemi shpëtuar Perëndimin nga barbaria osmane!”, shkruan ndër të tjera Ngjela, me një shqipe pak më të rregullt se ajo e “kaubojsit”, Eduart Ndocajt, por me të njëjtin nerv urrejtjeje.

Dhe ja si reagon Myftiu Ylli Gurra:

“Perkunder gjithe hamendesimeve, sajesave, akuzimeve, perbaltjes dhe ekstremizmit te thirrjeve ne vendosjen e personit dhe figures sime ne ” gijotinen” e rradhes , per gjithe opinionin publik shqiptar ne Shqiperi, Kosove e kudo i ndodhur them; O ZOT i te gjitheve fali se nuk dine çfare bejne, nuk dine per ç’ka jane dhe kujt i sherbejne. Une jam Ylli Faik GURRA nga Dragostunja, Librazhd. Krenar per ate qe i Madhi ZOT me ka dhene shqiptarine si kombesi e Shqiperine si Atdhe, PAQEN e fese islame si bosht e udherrefyese per shpirtin dhe jo vetem”.

Deri më tani nuk ka asnjë ndjesë nga ana e Ngjelës, për këtë ngatërrim gjeneralitetesh, duke ia marrë erzin tjetrit në publik, pa bërë asnjë faj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit