9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Ndjekësit dhe financuesit e FETO-s duhet të vendosen në listën e zezë”

Më të lexuarat

Dr. Ermir Gjinishi: “Ka ndjekës dhe financues të organizatës terroriste FETO në Shqipëri të cilët hyjnë dhe dalin lirisht në Turqi dhe se këto persona duhet të vendosen në listën e personave të padëshiruar.”

TIRANË (AA) – Analisti dhe kolumnisti, Dr. Ermir Gjinishi, ka thënë se ka ndjekës dhe financues të organizatës terroriste FETO në Shqipëri të cilët hyjnë dhe dalin lirisht në Turqi dhe se këto persona duhet të vendosen në listën e personave të padëshiruar.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Gjinishi thotë se shkollat që kanë lidhje me organizatën FETO, në 3-4 muajt e fundit janë dobësuar financiarisht dhe jo vetëm. “Kanë vështirësi në dhënien e rrogave. Arsyeja e dobësimit është lufta kundër tyre që po bëhet në Turqi. Tentuan të shesin disa nga institucionet e tyre, por nuk mundën t’i shesin”, thekson ai.

Duke vënë në dukje se FETO është duke i transferuar drejt vendeve të Evropës, elementët e saj të kualifikuar, Gjinishi shton: “Ata që nuk dinë të punojnë dhe nuk kanë peshë qëndrojnë këtu. Kohët e fundit kanë nisur të ndryshojnë dhe aksionerët e kompanive të tyre. Kur në kompanitë e tyre në Shqipëri vijnë aksionerë të rinj, e kaluara e këtyre kompanive pastrohet.”

“Anëtarët e FETO-s ende mund të marrin nga shteti tendera të mëdha”

Aktualisht janë në krize për të furnizuar shkollat e tyre dhe nuk arrijnë të gjejnë mjaftueshëm nxënës për shkollat e tyre në vend, thotë Gjinishi dhe më pas shton: “Në mënyrë që të tërheqin sa më shumë nxënës në shkollat e tyre, përdorin emrin dhe autoritetin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, institucion ky i cili nga shkallët e hutbeve të xhamive bën reklamën e tyre. Në fakt e kanë denigruar skajshëm reputacionin e Komunitetit Musliman. Nxënësit nuk duan të shkojnë në shkollat e tyre pasi janë njohur me rolin e FETO-s në tentativën për grusht shteti si dhe diplomat e këtyre shkollave nuk njihen nga Turqia. Ndërsa për shkak të arsimimit të tyre në gjendje paniku, ka rënë edhe niveli arsimor. Jam takuar me një nxënës të tyre. Ai shprehet se niveli ka rënë shumë: ‘Tashmë edhe mësim nuk bëjmë. Cilësia ka rënë për tokë’. Ndërsa mes njëri-tjetrit nuk tubohen më në mënyrë të hapur, por me maturi.”

Gjinishi thotë se pjesëtarët e FETO-s në Shqipëri vazhdojnë të bashkëpunojnë me qeverinë e vendit dhe thekson: “Pjesëtarë të FETO-s në Shqipëri ende marrin tendera të mëdha nga shteti shqiptar.” Ai shton gjithashtu se si rrjedhojë e humbjeve të jetëve njerëzore gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, autoriteti i tyre fetar në Shqipëri ka rënë shumë, por mbetet shqetësues fakti që shteti iu ka dhënë koncesione bizneseve të lidhura me Gylenin dhe kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve pasi me këto para financohen aktivitete terroriste.

Ndërsa në lidhje me luftën kundër FETO-s në Shqipëri, Gjinishi thotë se duhet që të ngushtohen hapësirat e tyre të veprimit. “Shteti turk duhet të vendosë peshën e tij këtu si shtet nëpërmjet intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe jo përmes individëve anonim të shoqërisë civile apo shoqatave. Bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të forcohet më tej. Duhet që marrëdhëniet kulturore të fitojnë një tjetër stad, normalisht që bashkëpunimi nuk duhet të kufizohet vetëm me kaq, por ai duhet të shtrihet madje edhe në fushën e kërkimit shkencor dhe institucioneve akademike.”

“Marrëdhëniet e financave me politikën të Gylenit në Shqipëri duhet të ndërpriten pasi mund të cenojnë marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”

Duke vënë theksin tek rëndësia e ngritjes së një bashkëpunimi afatgjatë mes vendeve, Gjinishi shprehet se “Duhet të vendoset një vullnet i asaj natyre në marrëdhëniet mes dy vendeve, saqë edhe nëse ndryshojnë qeveritë, ata të mos ndryshojnë. Fakti që ne na bashkon më shumë në Ballkan është aleanca e pazëvendësueshme në Ballkan dhe në kuadër të NATO-s. Rritja e bashkëpunimit në këtë kuadër duhet të merret për bazë.”

Gjinishi ka thënë se në vendin e tij ka shumë pak njerëz që shkruajnë dhe flasin pro Turqisë dhe më pas ka shtuar: “Për këtë gjë është e nevojshme rritja e bashkëpunimit me Shoqërinë Civile. Bashkëpunimi në këtë kontekst duhet të rritet në fusha si kultura, ekonomia dhe siguria. Sepse ne jemi një vend i ndikuar nga terrorizmi. Shqipëria dhe Turqia janë dy vende të prekura nga kërcënimi terrorist, po ashtu edhe një pjesë e mirë e Ballkanit. Shteti turk duhet të flasë më hapur me atë shqiptar dhe në lidhje me kauzën e tij, duhet të servirë më shumë dokumentacion dhe të japë më shumë informacione, si dhe të rrisë bashkëpunimin institucional me institucionet ligjzbatuese në Shqipëri.”

Ndërsa duke vënë në dukje se kryeterroristit Fetullah Gylen duhet t’i priten lidhjet që ka me politikën dhe financat në Shqipëri, Gjinishi shton: “Persona që janë të rrezikshëm për Turqinë duhet t’i përcillen autoriteteve shqiptare. Çfarë po kundërshton Shqipëria? Nuk ka diçka konkrete. Akoma nuk ka dosje hetimi mbi aktivitetin e tyre në Shqipëri. Turqia duhet të thotë edhe njëherë atë që duhet. Marrëveshjet e sigurisë normalisht që duhet të bëhen. Ka pjesëtar të FETO-s që hyjnë dhe dalin lirisht në Turqi. Këto persona duhet të merren urgjentisht në listën e zezë.”

“KMSH duhet t’i kthehet vizionit gjithëpërfshirës dhe tradicional shqiptar dhe të përfaqësojë të gjitha grupet islame”

Gjinishi, ka thënë gjithashtu se Turqia duhet të rrisë numrin e studentëve që merr me bursë nga Shqipëria, ndërsa më pas ka theksuar: “Bashkëpunimi akademik mes dy vendeve duhet të rritet. Turqia duhet të marrë më shumë studentë nga Shqipëria.”

Ndërsa duke prekur situatën në KMSH, ai thotë: “KMSH de fakto duhet t’i kthehet muslimanëve shqiptarë, pasi de juro ai përfaqëson ligjërisht ata në Republikën e Shqipërisë. Duhet të përfaqësojë të gjitha grupet islame. Bashkëkohor në mendje, i pranueshëm dhe në praninë e tij duhet të jenë njerëz të pranuar në shoqëri.”

“Gyleni nuk mund të jetë pjesë e jona. Prezenca e FETO-s rrezikon stabilitetin jo vetëm të Shqipërisë. Vendet perëndimore kanë plane mbi Ballkanin. Për të qenë efektivë në Ballkan, do ta përdorin mire këtë gjë. Në ligjet e vendeve të Ballkanit ka probleme, në këto vende është ekzistent korrupsioni. Kjo është një hapësirë shumë e përshtatshme që ata mund të filiziohen dhe zhvillohen pa probleme. Për këtë arsye një nga vendet që ata mendojnë të jetë qendër është edhe Shqipëria.”

Ndërsa në anën tjetër prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, në një deklaratë të bërë disa ditë më parë, duke vënë në dukje se kanë dyshime që fshihen në Shqipëri disa nga personat e përfshirë në tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi, është shprehur se “Në këtë kuadër, edhe autoritetet shqiptare do të nisin hetimet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit