4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndiqte skafin me emigrantë, anija greke ngec në cektinë në territor turk

Më të lexuarat

Një anije patrullimi e Rojës Bregdetare greke ka ngecur në cektinën e ujrave turke përballë ishullit të Samosit, gjatë orëve të natës.

Lajmi bëhet i ditur prej autotiteteve greke, të cilat njoftojnë se anija ngeci në cekëtinë, mbas një defekti në momentin e ndjekjes së një motoskafi turk që po trafikonte emigrantë sirianë.

Sipas Rojës Bregdetare greke, motoskafi i trafikantëve zbarkoi në ishullin e Samos 20 klandestinë sirianë. Më herët, një barkë ishte mbytut në brigjet e Samos dhe 3 fëmijë u gjetën të mbytur në det.

Menjëherë Roja Bregdetare greke iu vu në ndjekje, por sapo motoskafi i trafikantëve iu afrua brigjeve turke, nisën edhe problemet për mjetin, i cili preku tokën dhe pësoi defekt në helikë dhe timonin e tij.

Prej goditjes anija e patrullimit nuk pësoi dëme të tjera dhe ekuipazhi i saj është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Roja Bregdetare Greke.

Menjëherë janë njoftuar edhe autoritetet turke, të cilat mbërritën në zonë dhe po tentojnë nxjerrjen e anijes greke dhe rimorkimin e saj në një liman turk.

Ende nuk dihet nëse në vazhdim motovedeta do të kthehet në Truqi dhe çfarë do bëhet me ekuipazhin e saj, apo ngjarja do të kthehet në incidentin e radhës midis dy vendeve.

Siç dihet, Turqia kërkon rol më të madh në operacionet e shpëtimi në Egje, madje, ka qenë edhe Kancelarja gjermane, Merkel që ka hedhur tezën e patrullimit të përbashkët greko-turk në Egje, çka është refuzuar në mënyrë kategorike prej Athinës zyrtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit