21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ndihma nga Turqia për rreth 45 mijë muslimanë të Arakanit

Më të lexuarat

Organizata humanitare IHH nga Turqia ka dorëzuar ndihmë për rreth 45.000 mulimanë të Arakanit, të cilët shpëtimin nga dhuna e gjetën në Bangladesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Bangladesh deri tani kanë kaluar më shumë se 300.000 muslimanë të Arakanit duke ikur nga dhuna që mbi ata kryhet nga 26 gushti.

Ekipe të organizatës humanitare IHH nga dita e parë janë angazhuar për të ndihmuar muslimanët në këtë pjesë të botës. Ndihma e fundit është ndarë në kampin në Thankhali Jamtholi Ukiya.

Në kuadër të aksionit që me ditë të tëra zbatohet në këtë rajon, është dërguar ndihmë për më shumë se 45.000 muslimanë të Arakanit. Bëhet fjalë për ndihmë në formë të ushqimit, furnizimeve higjienike, por edhe ndihmë financiare.

Sipas të dhënave të burimeve lokale, në mesin e 300.000 muslimanë të Arakanit të cilët deri sot kanë arritur në Bangladesh, gjenden së paku 25.000 foshnje.

Në vazhdim është kalimi në lumin Taf, që ndan Mianmarin dhe Bangladeshin, ndërsa në zonën malore afër kufirit presin mijëra muslimanë të Arakanit.

Në Mianmar shumica përbehet prej budistëve (nga 56 milionë banorë), ndërsa muslimanët përbëjnë rreth pesë për qind të banorëve (rreth 2.5 milionë). Sipas të dhënave zyrtare të Kombeve të Bashkuara, muslimanët Rohingya janë pakica më e rrezikuar në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit