6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndeshja në Elbasan: ligjin e bëri Mosadi izraelit

Më të lexuarat

Një tifozeri e trembur nga policia dhe shiu është vënë re këtë të shtunë në Elbasan. Në pritjes së hyrjes në stadium ata thonë se është i ekzagjeruar ky shtetrrethim pasi futbolli nuk ka lidhje me terrorizmin dhe gjithçka ka për të shkuar normalisht. Grupet e tifozerive të Prizrenit, “Plisat”, “Pampurat” nuk janë ndalur së thirruri “Shqipëri Etnike”, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke i uruar fitoren kombëtares.

Nuk është vënë re asnjë banderolë apo parrullë kundër Izraelit dhe asnjë shenjë e asaj çfarë është trumbetuar gjatë këtyre ditëve. Shërbimi i inteligjencës izraelite, Mosadi, është vënë re të qarkullojë përgjatë gjithë bulevardit dhe përreth stadiumit. Kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë sinjalizuar dhe që sollën edhe arrestimet në pragndeshje në bashkëpunim me SHISH.

Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në Elbasan dhe kanë siguruar rrugë, të gjitha hyrjet e daljet e qytetit, zonën përreth stadiumit duke shtuar kontrollet anti eksploziv në mjete dhe qentë antieksploziv. Madje shërbimi i sigurisë izraelit në monitorim të situatës është frikësuar edhe nga gazetarë dhe medja që raportonin para stadiumit duke kërkuar edhe largimin e disa prej tyre.

Për herë të parë nuk do të ketë fushë-pamje gjatë zbritjes së futbollistëve, për të cilët është krijuar një korridor më vete. Tifozëve u është lejuar vetëm bileta pasi edhe çelësat e makinave do të duhet t’i linin jashtë. Nëse kjo nuk është e tepruar atëherë duhet të themi që kjo nuk është një ndeshje por një demonstim se shteti funksionon përballë një grupi lojtarësh izraelitë.

Madje mësohet se deri në përfundim të ndeshjes tuneli Tiranë- Elbasan do të jetë i bllokuar pa lejuar asnjë mjet të qarkullojë.

Masat e tepruara sipas tifozëve kanë penguar disi atmosferën për këtë ndeshje ndërkombëtare që është shoqëruar nga një sërë të papriturash për ta siç ishte ndryshimi i stadiumit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit